• Ballina
  • ♻️ “Të rinjtë kanë zgjidhje për mbetjet bimore” – Delçeva në aksion për një të ardhme të qëndrueshme

Në dhjetor 2025, në Delçevë, në lagjen Oçipallë, u realizua iniciativa rinore “Të rinjtë kanë zgjidhje për mbetjet bimore”, e orientuar drejt rritjes së ndërgjegjësimit për menaxhimin e duhur të mbetjeve organike dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme.

blog-thumb

Iniciativa u zbatua nga Organizata GRUA Delçevë, me mbështetjen e mentores Simona Petrovska, në bashkëpunim me Ekipin Rinor – Grupin për Aktivizëm dhe Debat. Trajnimin për permakulturë dhe kompostim e mbajti Fidanço Hristov, prodhues i licencuar i ushqimit organik.

Çfarë u realizua?

Aktivitetet përfshinë:

punëtori praktike për permakulturë dhe kompostim me 16 pjesëmarrës;

demonstrim të procesit të kompostimit të mbetjeve organike;

mbjelljen e disa pemëve frutore duke përdorur pleh organik;

hartimin e një plani rinor për ndërmarrjen e iniciativave konkrete për rritjen e ndërgjegjësimit publik.

Ngjarja u mbajt në kopshtin organik në Oçipallë, ndërsa në orët e mbrëmjes, të rinjtë, në kuadër të klubit të debatit, hartuan plan për aktivitete të mëtejshme dhe një eko-fushatë.

Rezultatet dhe ndikimi

Përmes kësaj iniciative:

16 pjesëmarrës u përfshinë drejtpërdrejt (14 të rinj të moshës 15–17 vjeç dhe 2 persona mbi 55 vjeç);

14 të rinj fituan njohuri praktike për kompostimin dhe menaxhimin e mbetjeve organike;

u mbollën pemë frutore me pleh organik;

u rrit motivimi i të rinjve për realizimin e një eko-fushate më të gjerë nëse sigurohen mjete shtesë;

u dërgua mesazhi për selektimin e mbetjeve dhe përdorimin e mbetjeve organike si burim natyror.

Në realizim u përfshinë edhe Klubi i Debatuesve, Këshilli Rinor dhe Shoqata e Qytetarëve “Aronia”.

Sfidat dhe mësimet e nxjerra

Gjatë realizimit nuk u evidentuan sfida të mëdha. Procesi tregoi se edukimi praktik dhe përfshirja direkte e të rinjve në aktivitete në terren kanë ndikimin më të fortë në rritjen e ndërgjegjësimit ekologjik dhe ndjenjës së përgjegjësisë.

Kjo iniciativë konfirmon se kur të rinjtë marrin njohuri, hapësirë dhe mbështetje, ata bëhen shtytës të një komuniteti më të qëndrueshëm dhe më të pastër. 🌱

Aktiviteti është pjesë e projektit “ZZZ – Së bashku për përfaqësim të gjelbër për mbrojtjen e mjedisit”, financuar nga Embassy of Switzerland in North Macedonia përmes programit Civica Mobilitas, dhe i realizuar nga Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Center for Social Initiatives Nadez dhe Shoqata e Punonjësve Socialë të Maqedonisë – ZSRM.

#CivicaMobilitas #CHinMK