
Gjatë muajit shtator, në bashkëpunim me IPQ Spitali Psikiatrik i Shkupit, u realizua një seri prej pesë punëtorish praktike me pacientët në Spitalin Ditor.
Punëtoritë u konceptuan si aktivitete të shkurtra dhe të strukturuara, përmes të cilave natyra, puna krijuese dhe kujdesi për mjedisin e afërt u përdorën si mjete për nxitjen e pjesëmarrjes, socializimit dhe mirëqenies së pacientëve.
Ky qasje është pjesë e konceptit të punës sociale të gjelbër, i cili lidh mjedisin, shëndetin mendor dhe funksionimin e përditshëm të njerëzve. Përmes aktiviteteve praktike, pacientëve iu krijua mundësia të marrin pjesë në mënyrë aktive, të punojnë së bashku dhe të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë, përkatësisë dhe arritjes.
Pesë punëtoritë përfaqësojnë një tjetër shembull se si kujdesi për mjedisin mund të shërbejë njëkohësisht si mjet për mbështetje psikosociale dhe për krijimin e një mjedisi më cilësor për funksionimin e përditshëm.
Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit „Së bashku për avokim të gjelbër – ZZZ“, i zbatuar nga CMA KRIK, Qendra për Iniciativa Sociale NADEZ dhe Shoqata e Punonjësve Socialë të Maqedonisë, me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes Civica Mobilitas.