• Ballina
  • Forum tematik i realizuar me sukses në kuadër të projektit “ZZZ – Së Bashku për Avokim të Gjelbër” në Shkup

Më 16 qershor 2025, në hapësirat e Europe House – Shkup, u realizua me sukses forumi tematik në kuadër të projektit “ZZZ – Së Bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”. Forumi mblodhi përfaqësues nga institucione, organizata rinore, punonjës socialë dhe aktivistë, me qëllim nxitjen e dialogut ndërsektorial për rolin e aktorëve të ndryshëm në promovimin e drejtësisë klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit.

blog-thumb

Panel-diskutim: “Të rinjtë, drejtësia klimatike dhe institucionet”

I moderuar nga Ana Zafirova, paneli përfshiu folës relevantë nga fusha të ndryshme:

  • Dushica Perishiq – Drejtoreshë ekzekutive e ZELS
  • Andrijana Gjelevska – Eksperte për kërkim veprues
  • Filip Ivkovski – Ish-kryetar i Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë
  • Aleksandra Dimitrievska Avramovska – Udhëheqëse e sektorit për inspektim komunal dhe të mjedisit

Diskutimi u fokusua në sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe profesionistët në fushën e avokimit për drejtësi klimatike, përfshirë: qasjen e kufizuar në mjete dhe struktura rinore, mungesën e motivimit dhe mbështetjes institucionale, sistemet jofunksionale dhe mungesën e infrastrukturës për përfshirje aktive të qytetarëve.

Prezantimi i kërkimit veprues

Pjesëmarrësit patën mundësinë të dëgjojnë gjetjet kryesore të kërkimit veprues “Nga ndryshueshmëria drejt drejtësisë – të barabartë në të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm jetësor”. Kërkimi thekson nevojën për ndryshim sistemor dhe përfshirje më të gjerë në politikat dhe praktikat ekologjike.

Mirënjohje dhe hapat e ardhshëm

Shprehim mirënjohje të thellë për të gjithë folësit, pjesëmarrësit dhe partnerët që kontribuuan me përvojat dhe idetë e tyre. Forumi përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një vizioni të përbashkët për një tranzicion të drejtë dhe një shoqëri të qëndrueshme, ku zëri i të rinjve dhe i organizatave qytetare ka një vend të merituar në procesin vendimmarrës.

Projekti “ZZZ – Së Bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor” mbështetet nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas, në partneritet me Qendrën për Aktivizëm Rinor KRIK, Qendrën për Nisma Sociale “Nadez” dhe Shoqatën e Punonjësve Socialë të Maqedonisë – ZSRM.

Fotografi: Svetislav Podleshanov dhe Kiril Karakash