
Si duket jeta e atyre që çdo ditë punojnë me mbeturina, por njëkohësisht kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit?
Studimi i dytë i rastit nga analiza “Nga diversiteti drejt drejtësisë – të barabartë në të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë” hap temën e mbeturinave jo vetëm si problem mjedisor, por edhe si çështje sociale dhe ekonomike.
Studimi fokusohet në mbledhësit informalë të mbeturinave, dukshmërinë e tyre në sistem dhe sfidat me të cilat përballen në punën e përditshme. Ai thekson:
Përmes këtij shembulli, studimi hap një diskutim më të gjerë mbi drejtësinë sociale, politikat gjithëpërfshirëse dhe zgjidhjet e qëndrueshme, të cilat marrin parasysh njëkohësisht mjedisin dhe njerëzit që jetojnë prej tij.
Në vend që mbeturinat të shihen vetëm si problem, ky studim rasti na fton të reflektojmë mbi to si mundësi për përfshirje sociale, punë dinjitoze dhe përgjegjësi mjedisore.
📘 Studimi i rastit është i disponueshëm në katër gjuhë – maqedonisht, shqip, rome dhe anglisht.
👉 Lexoni studimin e plotë të rastit këtu
ℹ️ Studimi është realizuar në kuadër të projektit “ZZZ – Së bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”, i financuar nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas, dhe i zbatuar nga Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Center for Social Initiatives “Nadez” dhe Shoqata e Punëtorëve Social të Maqedonisë – ZSRM.
Qëndrimet e shprehura në këtë publikim janë përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo të organizatave që zbatojnë programin.