• Ballina
  • Mentorët bashkëkrijojnë transformimin e gjelbër në punën sociale!

Në kuadër të projektit ZZZ, mentorët për transformim eko–social morën pjesë në një sesion frymëzues online të përkushtuar për bashkëkrijimin e ndryshimeve të gjelbra në punën sociale. Përmes coaching-ut, mentorimit dhe të nxënit në veprim, ata së bashku ndërtuan ide dhe vizione për një shoqëri më të qëndrueshme dhe humane.

blog-thumb

Më 9 tetor 2025, në kuadër të projektit “ZZZ – Së bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”, u mbajt një sesion online treorësh i dedikuar për bashkëkrijimin e transformimit të gjelbër në punën sociale.

Në sesion morën pjesë 18 mentorë – 8 nga Qendra për Iniciativa Sociale “Nadezh” dhe 10 nga Shoqata e Punëtorëve Socialë të Maqedonisë – ZSRM, Shkup.

Sesioni u moderua nga Marina Mateska, e cila përmes coaching-ut, mentorimit, të nxënit në veprim dhe të nxënit përmes përvojës, i inkurajoi mentorët të mendojnë, ndajnë përvoja dhe krijojnë ide për ndryshim të qëndrueshëm.

💡 Mentorët punuan për:

✨ orientimin e aktiviteteve me nismëtarët,

✨ forcimin e aftësive të dëgjimit aktiv,

✨ definimin e rolit të tyre personal dhe kolektiv në transformimin eko–social.

Sesioni ishte kreativ, interaktiv dhe frymëzues, i mbushur me energji, bashkëpunim dhe vizion për ndryshim.

Në fund, mentorët së bashku krijuan këtë “fjali të gjallë”, që pasqyron në mënyrë të përkryer qëllimin tonë të përbashkët:

“Transformimin në punën dhe jetën tonë private mund ta bëjmë të ketë rëndësi të madhe në përditshmërinë tonë dhe për brezat që vijnë.”

Ne vazhdojmë të ecim drejt një shoqërie më të qëndrueshme, më të gjelbër dhe më humane. 🌿

ℹ️ Projekti “ZZZ – Së bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor” mbështetet nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas, në partneritet me Center for Youth Activism KRIK / KRIK, Center for Social Initiatives “Nadez” dhe Shoqata e Punëtorëve Social të Republikës së Maqedonisë – ZSRM.