
Me nënshkrimin zyrtar të Memorandumit të Bashkëpunimit, vendoset një bazë e fortë për aktivitete të përbashkëta të fokusuara në përmirësimin e shëndetit mendor, përfshirjen sociale dhe angazhimin aktiv të të rinjve.
Ky partneritet hap mundësi për zhvillimin dhe zbatimin e një sërë aktivitetesh që do të kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe mbështetjes për pacientët, si dhe në forcimin e kapaciteteve të stafit. Në fokus janë:
- Trajnime për iniciativa të gjelbra me stafin e spitalit
- Realizimi i aktiviteteve në kuadër të spitalit ditor
- Zhvillimi i programeve okupacionale-terapeutike dhe psikosociale për pacientë dhe të rinj
Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një komuniteti më gjithëpërfshirës dhe mbështetës. Përmes bashkimit të burimeve, njohurive dhe përvojës, partnerët do të punojnë për krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme me ndikim afatgjatë në shëndetin mendor dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ky është vetëm fillimi – së bashku do të vazhdojmë të zhvillojmë aktivitete që kontribuojnë në shërbime më cilësore, përfshirje më të madhe sociale dhe forcimin e komunitetit.
Mbështetja e iniciativës:
Aktiviteti është pjesë e projektit “ZZZ – Së bashku për avokim të gjelbër për mbrojtjen e mjedisit”, financuar nga Embassy of Switzerland in North Macedonia përmes programit Civica Mobilitas. Projekti zbatohet në partneritet me Center for Social Initiatives Nadez dhe Shoqata e Punëtorëve Socialë të Maqedonisë.