
Çfarë përfaqëson puna sociale e gjelbër dhe pse ajo po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në kontekstin aktual të ndryshimeve klimatike?
Puna sociale e gjelbër është një koncept relativisht i ri, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut, i cili thekson ndërlidhjen midis mirëqenies së njerëzve dhe mjedisit natyror. Ajo nënkupton integrimin e çështjeve mjedisore në praktikën profesionale të punonjësve socialë, duke pranuar se cilësia e jetës varet nga kushtet socio-kulturore, ekonomike dhe natyrore në të cilat jetojnë njerëzit.
Rezultatet e hulumtimit veprues “Nga diversiteti drejt drejtësisë – të barabartë në të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë” tregojnë një nivel të lartë mungese informimi te të rinjtë. Më shumë se dy të tretat e tyre nuk kanë dëgjuar kurrë për konceptin e punës sociale të gjelbër, ndërsa një pjesë e konsiderueshme nuk e njeh lidhjen midis ndryshimeve klimatike dhe pasojave socio-ekonomike, si humbja e vendeve të punës dhe rritja e varfërisë.
Studimi paraqet edhe dimensionin njerëzor të ndryshimeve klimatike përmes një shembulli konkret – një nënë e re e vetme, e cila për shkak të përmbytjeve është detyruar disa herë të largohet nga shtëpia e saj. Ky rast ilustron lidhjen e drejtpërdrejtë midis rreziqeve klimatike dhe cenueshmërisë sociale, duke përfshirë pasoja shëndetësore, emocionale, gjinore dhe ekonomike.
Shumica e të rinjve shprehin qëndrimin se:
Studimi thekson se për krijimin e një mjedisi mbështetës për sjellje ekologjike te të rinjtë nevojitet një kombinim i edukimit, mbështetjes praktike, shembujve të mirë nga praktika dhe politikave publike që nxisin dhe mundësojnë iniciativat e gjelbra.
Puna sociale e gjelbër, si koncept dhe praktikë, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një zhvillimi shoqëror më gjithëpërfshirës, më të drejtë dhe më të qëndrueshëm, ku mbrojtja e mjedisit dhe drejtësia sociale janë të pandashme.
📘 Studimi i rastit është i disponueshëm në katër gjuhë – maqedonisht, shqip, rome dhe anglisht.
👉 Lexoni studimin e plotë të rastit këtu
ℹ️ Studimi është realizuar në kuadër të projektit “ZZZ – Së bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas, dhe i zbatuar nga Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Center for Social Initiatives “Nadez” dhe Shoqata e Punëtorëve Social të Maqedonisë – ZSRM.
Qëndrimet e shprehura në këtë publikim janë përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo të organizatave që zbatojnë programin.