
Analiza jonë tregon se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë e njohin lidhjen midis të drejtave të njeriut, qeverisjes së mirë dhe mbrojtjes së mjedisit.
Megjithëse shumica mbështesin politikat e gjelbra dhe kërkojnë zgjidhje institucionale për ndryshimet klimatike, pjesëmarrja e tyre reale në proceset vendimmarrëse mbetet e kufizuar. Shumë të rinj nuk janë mjaftueshëm të informuar për iniciativat lokale ose për mënyrat se si të raportojnë shkeljet mjedisore – duke treguar nevojën për më shumë transparencë, edukim dhe pjesëmarrje aktive rinore në proceset mjedisore.
📊 Infografiku paraqet qëndrimet e të rinjve për ndikimin e ndotjes në të drejtat e tyre, rëndësinë e politikave të gjelbra dhe rolin e komunave në zhvillimin e eko-nismave lokale.
Të rinjtë e shohin luftën për një mjedis të shëndetshëm si luftë për të drejta të njeriut – për barazi, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë. 🌱
📥 Shikoni infografikun e ri dhe lexoni analizën e plotë këtu.
ℹ️ Infografiku është përgatitur në kuadër të projektit “ZZZ – Së bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”, i financuar nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas, dhe zbatuar nga Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Center for Social Initiatives “Nadez” dhe Shoqata e Punëtorëve Social të Maqedonisë – ZSRM.
Qëndrimet e shprehura në këtë publikim janë përgjegjësi e vetme e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyrojnë pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo organizatave zbatuese.