
Më 4 dhjetor 2025, në ambientet e Qendrës së Burimeve Qytetare – QBC, u mbajt takimi i tretë i Forumeve të Mentorimit për Transformim Eko-Social. Në takim morën pjesë mentorë të përkushtuar, të bashkuar rreth vizionit të përbashkët për krijimin e një shoqërie më të qëndrueshme, më të gjelbër dhe më të drejtë.
Takimi u karakterizua nga biseda të hapura dhe të sinqerta, shkëmbim përvojash dhe hartëzim i përbashkët i sistemeve dhe praktikave që synojmë të transformojmë. Përmes një qasjeje interaktive dhe pjesëmarrëse, pjesëmarrësit punuan në përcaktimin e rolit dhe karakteristikave të mentorit për transformim eko-social, duke iu përgjigjur pyetjes: çfarë lloj mentori na nevojitet për të nxitur ndryshim të vërtetë?
Gjatë ditës u planifikuan gjithashtu hapat e ardhshëm, me fokus të veçantë në forcimin e rrjetit të mentorëve dhe mbështetjen e ndërsjellë mes tyre. Atmosfera u shënua nga një energji e fortë ekipore, ndjenjë përkatësie dhe bashkëpunimi, ku secila pjesëmarrëse kontribuoi me njohuritë, profesionalizmin dhe perspektivën e saj personale.
Forumet e mentorimit konfirmuan edhe një herë rëndësinë e të mësuarit të përbashkët dhe bashkëpunimit si bazë për transformimin eko-social. Përkushtimi dhe angazhimi i mentorëve përfaqësojnë një shtytës kyç për krijimin e ndryshimeve që janë të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të orientuara drejt mirëqenies së komuniteteve.
Vazhdojmë së bashku të frymëzojmë, të mbështesim dhe të ndërtojmë një komunitet që udhëheq drejt një të ardhmeje të gjelbër dhe të qëndrueshme për të gjithë.
ℹ️ Takimi u organizua nga Shoqata e Punëtorëve Social të Maqedonisë – ZSRM, Shkup dhe Center for Social Initiatives “Nadez”, në kuadër të projektit “ZZZ – Së bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor”, i koordinuar nga Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, dhe i financuar nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.