
Dita e parë – vendosja e bazave
Trajnimi filloi me një sesion hyrës dhe ushtrime kreative për njohje. Më tej u zhvilluan sesione tematike të fokusuara në rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor, aspektet juridike të lidhura me ekologjinë dhe përkufizimet bazë në fushën e mbrojtjes sociale. Dita e parë u përqendrua në krijimin e një baze të përbashkët dhe në kuptimin e lidhjes ndërmjet ekologjisë dhe zhvillimit social.
Dita e dytë – lidhja ndërmjet drejtësisë sociale dhe ekologjisë
Përmes punëtorive tematike dhe ushtrimeve simuluese, pjesëmarrësit diskutuan për rolin e punës sociale dhe rinore në përballjen me sfidat ekologjike. U vu theksi në konceptin e drejtësisë sociale si dhe në përdorimin e mjeteve për analizimin e problemeve dhe nevojave në komunitet, me qëllim zhvillimin e avokimit të bazuar në të dhëna.
Dita e tretë – planifikimi i iniciativave konkrete
Fokusi i ditës së fundit ishte procesi i avokimit: nga përcaktimi i objektivave dhe identifikimi i palëve të interesit, deri te zhvillimi i strategjive dhe planeve të komunikimit. Pjesëmarrësit punuan në përgatitjen e planeve për iniciativa lokale të gjelbra, duke u fokusuar në matjen e efektivitetit, sigurimin e burimeve dhe qëndrueshmërinë e veprimeve të tyre.
Trajnimi u përmbyll me një vlerësim grupor dhe me angazhimin për bashkëpunim të mëtejshëm në kuadër të projektit, që ka për qëllim futjen e perspektivës “së gjelbër” si pjesë integrale e punës profesionale sociale dhe rinore – me synim përparimin e mbrojtjes së mjedisit dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Projekti “ZZZ – Së Bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor” mbështetet nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas, në partneritet me Qendrën për Aktivizëm Rinor KRIK, Qendrën për Nisma Sociale “Nadez” dhe Shoqatën e Punonjësve Socialë të Maqedonisë – ZSRM.




