• Ballina
  • Uji është një burim natyror i kufizuar për të cilin duhet të kujdesemi të gjithë... 🐳💦🐟

Këtë herë vizituam Rajonin Verilindor!

blog-thumb

♻️ Në kuadër të projektit “Puna Sociale e Gjelbër”, i zbatuar nga Komuna e Kumanovës dhe Qendra Ndërkomunale për Punë Sociale, fëmijët nga Kumanova dërguan një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e ujit dhe nevojën për mbrojtjen e tij përmes vizatimeve, këngëve dhe aktiviteteve kreative. 💧

Me qëllim të ndërtimit të vetëdijes ekologjike dhe përgjegjësisë ndaj mjedisit që në moshë të hershme, vëmendje e veçantë u kushtohet fëmijëve nga kategoritë e cenueshme dhe zonat rurale në Komunën e Kumanovës. 🌎

Ky aktivitet është pjesë e projektit “ZZZ – Së Bashku për Avokim të Gjelbër për Mbrojtjen e Mjedisit”, i financuar nga Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut përmes programit Civica Mobilitas, dhe i zbatuar nga Qendra për Aktivizëm Rinor KRiK, Qendra për Iniciativa Sociale “Nadez” dhe Shoqata e Punonjësve Socialë të Maqedonisë (SHPSM).